ZYRTARE: Ballkani shkarkon Bledi Shkëmbin

Ballkani ka vendosur befasisht ta largojë trajnerin Bledi Shkëmbi.

Sport

06/05/2021 18:33

Pas dy humbjeve radhazi, Ballkani mund të thuhet se e ka humbur titullin, derisa shpreson për të dal në Evropë, shkruan lajmi.net.

Ballkani përmes një komunikatë ka konfirmuar shkarkimin e Shkëmbit:

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

“Njoftim per Opinionin futbolldashes ,

Pas rezultateve te dobta, sidomos ne 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te nderpres bashkpunimin me trainerin Bledi Shkembi.

E falemderojme per punen e palodheshme dhe suksese ne te ardhmen”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, Ballkani renditët në pozitën e tretë në tabelë, pesë pikë prapa Prishtinës./Lajmi.net/