Zyrtare: Ballkani konfirmon ardhjen e Bledi Shkëmbit

Ballkani ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshjen me trajnerin nga Korça, Bledi Shkëmbi.

Sport

27/12/2020 18:35

“Xhebrailat” befasuan të gjithë kur shkarkuan Ismet Munishin, derisa sonte (e diele) konfirmuan ardhjen e Shkëmbit, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë i klubit nga Suhareka pa ndërhyrje:

“Mirësevjen Bledi Shkëmbi,

Të dashur tifoz,

Kemi arritur marrëveshjen me trainerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi.

Pas shume negociatave me trainer të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falenderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar .

Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës.

Na priftë e mbara Bledi Shkëmbi ?

Na priftë e mbara Suharekë ?”, shkroi klubi në Facebook./Lajmi.net/