ZYRTARE: Bale lë më në fund Realin, kthehet te Tottenham Hotspur në formë huazimi

Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar edhe marrëveshjen me Gareth Bale.

Sport

19/09/2020 19:01

Gareth Bale është lojtari i dytë nga Real Madrid që i bashkohet sot skuadrës së Spurs, shkruan lajmi.net.

Anësori uellsian ka zgjedhur të kthehet edhe një herë te Tottenham dhe kësaj radhe vjen si i dyti nga Real Madrid, pas Sergio Reguillon.

Bale kaloi një kohë të shkëlqyer me Real Madrid, por tashmë kthehet te Tottenham në formë huazimi për një sezon.

Kujtojmë se Bale kthehet në Londrën veriore shtatë vite pasi kalonte në Madrid. /Lajmi.net/