ZYRTARE: Atletico e transferon djalin e vogël të Simeones

Pasi pa vëllanë e tij më të madh Giovanni të ketë sukses në këtë sport, djali më i ri i Diego Simeones, Giuliano, ka lënë ekipin e të rinjve të River Plate për të nënshkruar për Atletico Madrid.

Sport

11/09/2019 23:16

Simeone më i ri do të bashkohet menjëherë me akademinë e Los Colchoneros, me 17-vjeçarin që ka zbuluar dëshirën e tij për t’u larguar nga Argjentina për shkak të një situate të vështirë sociale.

Largimi i tij shkaktoi siklet brenda River Plate, dhe bordi i drejtorëve të klubit argjentinas kanë detyruar Los Rojiblancos të negocionin një tarifë përpara se lejonin të largohej falas, transmeton lajmi.net.

Familja Simeone mund të bëjë një kërkesë bazuar në të drejtat e prindërve, por River Plate ka hedhur poshtë këtë mundësi dhe po kërkojnë që tarifat e transferimit të paguhen plotësisht.

Giovanni Simeone aktualisht është duke luajtur për Cagliari në Serie A, ndërsa Gianluca Simeone aktualisht është duke përfaqësuar UD Ibiza. /Lajmi.net/