ZYRTARE: Arsenal shkarkon trajnerin Unai Emery

Unai Emery nuk është më trajner i Arsenalit.

Sport

29/11/2019 11:14

Arsenal përmes një komunikatë ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin spanjoll, Unai Emery.

Josh Kroenke duke folur në emër të bordit dhe pronarëve të Arsenal ka deklaruar: “Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë për Uani dhe kolegët e tij, të cilët ishin të palodhur në përpjekjet e tyre për të rikthyer klubin në nivelin që ne të gjithë presim dhe kërkojmë. Ne i dëshirojmë Unait dhe ekipit të tij asgjë tjetër përveç suksesit në të ardhmen.

Vendimi për shkarkimin e Emery ka ardhur shkaku i rezultateve dhe paraqitjeve që nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

Freddie Ljungberg do të marrë përgjegjësinë për drejtimin e skuadrës për një përiudhë të përkohshme./Lajmi.net/