Zyrtare: Arroyo në Barcelonë

Carlos Arroyo është transferuar nga Galatasaray në Barcelonë.

Sport

24/07/2015 17:41

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit Carlos Arroyo nga Galatasaray.

35-vjeçari do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me klubin katalan.

Arroyo është basketbollist me përvojë të madhe. Ai pati një aventurë të suksesshme edhe në NBA ku luajti me Utah Jazz, Orlando Magic e Miami Heat.

Kurse, tani do të përfaqësojë fanellën e Barcelonës.