ZYRTARE: Argjentina zbulon listën e lojtarëve, mungon një emër i madh

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për Copa America.

Sport

21/05/2019 18:49

Lojtarë si Lionel Messi, Angel Di Maria, Paulo Dybala, janë në mesin e lojtarëve që janë ftuar nga Lionel Scaloni.

Në këtë listë, mungon Mauro Icardi, i cili pas problemeve te Inter, është lënë jashtë listës te kombëtarja.

Copa America që do të organizohet në Brazil,  fillon më 14 qershor, dhe zgjatë deri më 7 korrik./Lajmi.net/