ZYRTARE: Argjend Mustafa transferohet te Llapi
Argjend Mustafa karrierën do ta vazhdojë te Llapi.
Sport
Mesfushori 25 vjeçar ka arritur marrëveshje me skuadrën e KF Llapit, pas largimit nga FC Prishtina.
Mustafa që në të kaluarën ka veshur fanellën e KF Trepçës ’89 dhe FC Skënderbeut, së fundi ka shkëputur kontratën me FC Prishtinën, për t’u transferuar te Llapi.
Njoftimi i plotë i Llapit:
Zyrtare: Argjend Mustafa transferohet tek Llapi
Mustafa shkëput kontratën me Prishtinën për t’iu bashkuar projektit dhe rrugëtimit të Llapit
Podujevë, 6 gusht 2019 – Argjend Mustafa nga sot është pjesë e Llapit. Mesfushori ofanziv, nuk ka pasur shumë dilema në përzgjedhjen për edicionin e ri dhe pa hezitim ka pranuar ofertën e Llapit për edicionin e ri të Superligës.
Argjend Mustafa, 25 vjeç, i lindur më 22.10.1993 në Therandë, mesfushor ofanziv i gjatë 1.75 m. Ka përvojë në futbollin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Mustafa ka luajtur për skuadrat e Trepçës e Trepçës ’89. Më pas u transferua
tek Skënderbeu i Korçës. Pasi përfundoi edicionin me Prishtinën me 29 paraqitje dhe dy asistime, Argjend Mustafa është i gatshëm për një aventurë të re pikërisht me Llapin drejt titullit kampion dhe daljes në Evropë.
/Lajmi.net/