ZYRTARE: Arbnor Morina merr timonin e Ferizajit

Skuadra e FC Ferizaj ka konfirmuar se trajneri i tyre për këtë sezon do të jetë Arbnor Morina.

Sport

17/09/2021 21:50

Skuadra Ferizajase nëpërmjet një postimi në llogarinë e ‘facebook’ ka konfirmuar lajmin e arritjes së marrëveshjes me Arbnorin.

Drejtuesit e klubit dhe trajneri Morina kanë arritur marrëveshje deri në fund të sezonit gjersa ndihmës i Morinës do të jetë Petrit Rushiti, i cili ka të përfunduar Fakultetin e Shkencave Sportive dhe është i pajisur me licencën A të UEFA-s.

Arbnor Morina ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të FC Prishtinës. Si trajner i ka drejtuar me sukses disa klube kosovare dhe është ndër trajnerët e paktë në Kosovë që është i pajisur me licencën PRO të UEFA-s, thuhet në faqen zyrtare të klubit ferizajas.
Morina do ta marr drejtimin e ekipit prej ditës së hënë, ku do të mbajë seancën e parë stërvitore. /Lajmi.net