Zyrtare: Arbëria vazhdon me përforcimet, huazon Gresild Likan

Arbëria e Dobrajës është duke vazhduar me përforcime që të jetë gati për vazhdimin e sezonit.

Sport

11/01/2021 21:40

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina ka transferuar sulmuesin e krahut, Gresild Lika në formë huazimi nga Bylis Ballsh, përcjellë lajmi.net.

Lika do jetë pjesë e klubit deri në fund të sezonit.

Njoftimi i plotë i klubit pa ndërhyrje:

“Mirë se vjen Gresild Lika ? ?⚫️

KF Arbëria ka arritur marrëveshje për transferimin e Gresild Lika si formë huazimi tek klubi yn.

Lika, luan në pozicionin e sulmuesit të krahut.

23 vjeçari nga Shqipëria së fundi ishte pjesë e ligës superiores shqipëtare me ekipin ‘Bylis Ballsh’. Ai bashkohet tek KF Arbëria për stinorin pranvere- vere 2020/21 në një periudhë 6 mujore.

Kryesia e klubit i dëshiron mirë se ardhje, shëndet dhe shumë suksese”, shkroi klubi në Facebook./Lajmi.net/