ZYRTARE: Anulohet sezoni i Euroligës në basketboll – nuk ka kampion

Basketbolli ka humbur kompeticionin më prestigjioz në Evropë, në nivelin e klubeve.

Sport

25/05/2020 15:12

Sot edhe zyrtarisht është anuluar sezoni i Euroligës dhe Eurokupës në basketboll, transmeton lajmi.net.

Sipas vendimit të sotëm, ky sezon nuk do të njoh kampion. Gjithashtu, është vendosur edhe për skuadrat që do të marin pjesë në sezonin tjetër.

Do të jenë 18 skuadrat e njëjta që garuan në këtë sezon, ato që do të garojnë gjatë sezonit tjetër.

Sezoni i ri i Euroligës pritet të fillojë më 1 tetor të këtij viti.

Propozimi për këtë vendim erdhi nga Jordi Bertomeu, shef ekzekutiv i Euroligës. Ai propozoi këtë para 11 klubeve të licencuara (Real Mardid, Barcelona, Baskonia, Anadolu Efes, Fenerbahce, Olympiacos, Panathinaikos, Maccabi, CSKA Moscow, Armani Milan dhe Zalgiris Kaunas).

Vendimi më pas është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Euroligës. /Lajmi.net/