Zyrtare: Anguissa rinovon kontratën me Napoli

Andre Zambo Anguissa ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin italian. Lajmin e ka konfirmuar vetë Napoli, me anë të një postimi në faqen zyrtare, përcjell lajmi.net. Ish-mesfushori i Fulhamit e ka përkushtuar të ardhmen e tij në klub një vit pas transferimit të tij në ‘Stadio Maradona’. “SSC Napoli është i kënaqur të njoftojë se Frank…

Sport

11/11/2022 16:29

Andre Zambo Anguissa ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin italian.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Napoli, me anë të një postimi në faqen zyrtare, përcjell lajmi.net.

Ish-mesfushori i Fulhamit e ka përkushtuar të ardhmen e tij në klub një vit pas transferimit të tij në ‘Stadio Maradona’.

“SSC Napoli është i kënaqur të njoftojë se Frank Zambo Anguissa ka nënshkruar një kontratë të re deri më 30 qershor 2025. Marrëveshja përfshin një opsion që klubi ta zgjasë atë deri më 30 qershor 2027,” thanë drejtuesit e Serie A në një deklaratë zyrtare.

Anguissa iu bashkua Napolit në formë huazimi me një opsion për të blerë nga Fulham në vitin 2021 dhe ‘Partenopei’ e bëri lëvizjen e tij të përhershme për rreth 15 milionë euro një vit më vonë.

26 vjeçari ka shënuar tre gola në 47 paraqitje me Napolin, duke dhënë shtatë asistime./Lajmi.net/