Zyrtare: Anglia përfshihet në bombardimet në Siri (Foto/Video)

Anglia më në fund ka vendosur për intervenim në Siri, duke bombarduar kështu bazat ushtarake të terroristëve të ISIS

Bota

03/12/2015 14:41

Anglia, duke marrë në shënjestër bazat ushtarake të ISIS-it, ka lëshuar bomba nga ajri, duke u përfshirë kështu në kampanjën bombarduese kundër terroristëve të ISIS. Bombardimi i sotshëm nga aeroplanët anglez ka qenë i pari i realizuar nga ata në Siri.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Anglisë, është njoftuar për bombardimet e para nga ajri në Siri. Duke përdorur bazën ushtarake ajrore në Qipro, 4 aeroplanë ushtarakë të tipit Tornado kanë goditur pikësynimet e tyre, raporton Takvim, transmeton lajmi.net

Në ditët në vijim pritet një zgjerim i operacionit të Anglisë në bombardim ndaj ISIS-it.

Ndërkaq, mbrëmë parlamenti anglez kishte votuar pro propozimit për bashkëngjitjen me Koalicionin Ndërkombëtar për bombardimin ndaj ISIS-it.

Map showing Syria in relation to Cyprus

Në seancën e cila zgjati rreth 11 orë  dhe pas votimit kaloi propozimi me 397 vota pro dhe 223 kundër./lajmi.net

Graph showing how parties voted on UK air strikes in Syria