Zyrtare: Albion Avdijaj luan për Kombëtaren U-21

Sulmuesi i ekipit të dytë të Vollfsburgut nga Gjermania, Albion Avdijaj është dhe në mënyrë zyrtare lojtar i Kombëtares Shqiptare në moshën U-21. Një gjë të tillë e ka konfirmuar përfaqësuesi i talentëve në Zvicër, Sokol Dauti.

Sport

04/11/2014 18:24

Tashmë është zyrtare, sulmuesi i Ekipit të dytë i Vollfsburgut në Gjermani, Albion Avdijaj ka marrë ftesë nga trajneri i Kombëtares U-21, Skënder Gega për turneun që do te zhvillohet në Dubai.

Në një prononcim për portalin shqipëria.ch, përfaqësuesi i talentëve në Zvicër, Sokol Dauti, konfirmon se Albion Avdijaj ka pranuar ftesën nga Skënder Gega dhe do të jetë i pranishëm në grumbullimin e ekipit.

“Po është e vërtetë, pas bisedimeve që pata me agjentin e lojtarit dhe me vete lojtarin, mund të konfirmoj se Albioni do të jetë pjesë e Shpresave Kuq e Zi. Nga data 12 nëntor do t’i bashkohet Kombëtares U-21″.

Kush është Albion Avdiaj?

Një tjetër talent shqiptar që në të kaluarën luante me grupmoshat e Zvicrës . I lindur në Zyrih të Zvicrës, sulmuesi 20-vjeçar luan për Volfsburgun, në Gjermani. Është formuar si lojtar në akademinë e Grasshopersit. Gjatë verës largohet nga ekipi i parë i Grasshopersit dhe transferohet te ekipi i dytë i Volfsburgut, ku ka shënuar 6 gola dhe ka realizuar 2 asiste në vetëm 11 ndeshje.

Profili i lojtarit:

Emri: Albion
Mbiemri: Avdijaj
Mosha: 20 vjec
Pozicioni: Sulmues
Gjatësia:1,90
Klubi aktual: Volfsburg II