ZYRTARE: Alaba konfirmon se do të largohet nga Bayern Munich

Gjatë ditës së sotme, përmes një konference për shtyp, David Alaba, ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munich në fundin e këtij sezoni.

Sport

16/02/2021 15:00

Alaba gjatë konferencës dha disa ‘shenja’ se transferimi në Spanjë është shumë i mundshëm, shkruan lajmi.net.

I pyetur se sa njohuri ka në gjuhën spanijshte, ai u përgjigj: “Spanjishta ime nuk është e mirë, mirëpo mjafton për në fushë”.

Theksojmë se Barcelona dhe Real Madrid kanë shprehur interesim të madh për të nënshkruar me austriakun.

Për fund megjithatë, Alaba konfirmon se ai akoma nuk ka marrë një vendim mbi të ardhmen e tij.

“Unë akoma nuk kam marrë një vendim se ku do të transferohem”, përfundoi ai./Lajmi.net/