ZYRTARE: Ajax transferon zëvendësuesin e De Ligt

Ajax po ballafaqohet me shumë ndryshime këtë verë, pas largimit të Frenike de Jong dhe Matthijs de Ligt.

Sport

19/07/2019 23:45

Ky i fundit është prezantuar sot te Juventus, dhe Ajax ka reaguar menjëherë duke gjetur zëvendësimin e tij.

Bëhet fjalë për Edson Alvarez, i cili deri më tani ka bartur fanellën e Club America.

21 vjeçari sot ka mbërritur në Amsterdam.

Alvarez luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës, por mund të mbulojë edhe krahun e djathtë.

Reprezentuesi meksikan do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare./Lajmi.net/