Zyrtare: Afellay në Olympiacos

Ibrahim Afellay është larguar nga Barcelona. Mesfushori holandez është huazuar në Olympiacos, deri në fund të sezonit, me mundësi të vazhdimit të qëndrimit për dy vite të tjera.

Sport

10/08/2014 13:32

Ibrahim Afellay është larguar zyrtarisht nga Barcelona në tentim për të ringjallur karrierën e tij në Greqi. Olympiacos ka njoftuar transferimin e mesfushorit holandez, në formë huazimi nga gjiganti katalan.

Afellay u urdhërua nga trajneri Luis Enrique që të gjejë një skuadër të re dhe ai ka vendosur që stinorin e ardhshëm ta kalojë te gjiganti grek.

Në Olympiacos, Afellay ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2015, në formë huazimi, me mundësi të qëndrimit afatgjatë për dy vite të tjera.

Një rast i ri për Afellayn i cili ka vuajtur shumë nga lëndimet e njëpasnjëshme në vitet e fundit.