ZYRTARE: Achraf Hakimi nënshkruan me Inter

Mbrojtësi i djathtë, Achraf Hakimi ka nënshkruar edhe zyrtarisht me Interin deri në vitin 2025, me marrëveshjen që mund të shkojë deri në 45 milionë euro.

Sport

02/07/2020 16:12

Hakimi do të fitojë 5 milionë euro në sezon.

21-vjeçari është një nga mbrojtësit më të kërkuar të Evropës pas dy sezoneve në huazim te Borussia Dortmund, ku ai shënoi 12 gola dhe siguroi 17 asistime në 72 paraqitje, transmeton lajmi.net.

Ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Real Madridit që fitoi Ligën e Kampionëve gjatë edicionit 2017/18.

Edhe pse ka lindur në kryeqytetin spanjoll, Hakimi është maroken dhe ka bërë 28 paraqitje për kombëtaren e tij.

Duke ardhur me një kosto prej 40 milionë euro plus 5 të tjera si bonuse, ai bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e Interit. /Lajmi.net/