Zyra e Petar Petkoviq reagon për aksionin e policisë në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Komunën e Shtërpcës.

Lajme

07/07/2022 12:47

Përgjatë këtij aksioni, zyrtarët policorë kanë bërë sekuestrimin e kamerave të shumta të cilat po përdorshin nga strukturat ilegale serbe për të shikuar dhe përgjuar gjithçka që ndodhë në Kosovë, e që këto gjëra më pas të raportohen drejtpërdrejtë në Serbi.

E pas këtij aksioni të Policisë së Kosovës nga ku u sekuestruan edhe dokumente e pajisje të ndryshme, ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën,e drejtuar nga Petar Petkoviq.

Nga kjo zyrë kanë theksuar se më shumë se 30 zyrtarë policorë të Njësive të Specializuara kanë bastisur sot disa lokacione në këtë komunë.

“Kanë dislokuar disa lokacione, kanë bllokuar tërë komunën, kanë hyrë në shkollën fillore në Brezovicë, në postën e fshatit, kanë hyrë dhe kanë kontrolluar objektin e Autoritetit të Përkohshëm, nga ku morën dokumentacione dhe kompjuterë. Hynë në ndërtesën e TV Herz, televizionit të vetëm serb në Shtërpcë. Janë hequr kamerat e vëzhgimit që nuk funksionojnë prej vitesh”, u tha në reagimin e kësaj zyre, transmeton lajmi.net.

Ndryshe nga Prokuroria Themelore në Ferizaj ëështë theksuar se janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme në Shtërpcë.

“Operacioni po zhvillohet në katër lokacione ne objektin e strukturave ilegale në TV Herc dhe në një shkollë edhe tek vendet ku janë të vendosura kamerat e sigurisë ku i kanë vendosur strukturat paralele. Janë sekuestruar të gjitha materialet dhe pajisjet dhe në një shkollë është gjetur një pajisje për monitorim të sigurisë nga strukturat ilegale tash për tash të arrestuar nuk do të ketë meqë drejtori i Tv herc është në arrati, drejtori i shkollës do të thirret për intervistim kurse ish-kryetari i komunës është në paraburgim”, tha prokurori Rasim Maloku./Lajmi.net/