Zyra e Marko Gjuriqit: Thaçi po bën zhurmë nga frika e Gjykatës Speciale

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, kanë deklaruar se zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, po flet për padi ndaj Serbisë, nga frika dhe ankthi i themelimit të Gjykatës Speciale, bëjnë të ditur mediat serbe.

Lajme

01/05/2015 15:35

Po ashtu thuhet se ai në këtë mënyrë mundohet të tërheqë vëmendjen për gjendjen e rëndë ekonomike dhe situatën në Kosovë.

Ndryshe, Thaçi ka kërkuar nga Serbia që të kërkojë falje për viktimat e luftës në Kosovë si dhe ka paralajmëruar padi për gjenocid ndaj Serbisë.

Në deklaratën për “Standardin” e Vjenës , Thaçi ka thënë se do të ishte mirë që Serbia siç ka thënë ta marrë shembullin e Afrikës së Jugut dhe të kërkojë falje për atë që ka bërë në Kosovë.

“Ne jemi dëshmitarë se Serbia ende kundërshton të kërkojë falje. Për këtë duhet të gjejmë rrugën e drejtë që ta dëshmojmë historinë dhe që të gjejmë pak qetësi për anëtarët e familjeve të më shumë se 10 mijë njerëzve dhe 20 mijë grave të dhunuara”, ka thënë Thaçi.