Zyra e BE-së konfirmon vizitën e Von der Leyenit në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor. Vizitën e saj e ka konfirmuar së fundi zyra e BE-së në Prishtinë përmes një njoftimi në X. Ajo do të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani. “Presidentja Ursula von der Leyen…

Lajme

22/10/2024 13:17

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të vizitojë Kosovën më 26 tetor.

Vizitën e saj e ka konfirmuar së fundi zyra e BE-së në Prishtinë përmes një njoftimi në X.

Ajo do të takohet ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

“Presidentja Ursula von der Leyen në Kosovë: takohet me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu; takohet me kryeministrin Albin Kurti”, thuhet në agjendën e publikuar në faqen e Komisionit Evropian.

Pas Kosovën, Von der Leyen do të udhëtojë për në Mal të Zi ku do të takohet me liderët atje.

Ndërsa, para vizitës në Kosovë e Mal të Zi, Von der Leyen do të vizitojë Serbinë, Shqipërinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.