Zv/ministri i Brendshëm në Maqedoni: Do të krijojmë ekip të përbashkët me Kosovën për gjetjen e policëve

Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë, Agim Nuhiu, në një deklaratë ekskluzive të dhënë për lajmi.net, ka bërë të ditur se shumë shpejtë pritet krijimi i një ekipi të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, për gjetjen e policëve të zhdukur në lumin Lepenc.