Zvicra–Ekuadori, formacionet e mundshme
Zvicra do ta nis kampanjën e Botërorit të dielën, duke luajtur me Ekuadorin. Në ndeshjen e parë të Helvetikëve pritet që, nga minuta e parë, të luajnë tre gutbollistë shqiptarë: Behrami, Shaqiri e Xhaka.
Sport
Shqiptarët e Zvicrës do të zbresin sonte në fushë, për ta nisur kampanjën në Botërorin e Brazilit. Ekipi i Ottmar Hitzfeldit do të luajë me Ekuadorin, në kuadër të Grupit E.
Në këtë ndeshje, e cila do të fillojë në ora 18:00, pritet që, nga minuta e parë të luajnë tre futbollistë shqiptarë: Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Ndërkaq, në bankinë mund të përfundojnë dy shqiptarët tjerë: Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi.
Formacionet e mundshme
Zvicra: Benaglio, Lichtsteiner, Djourou, Von Bergen, Rodriguez, Inler, Behrami, Shaqiri, Xhaka, Stocker, Drmic.
Ekuadori: Dominguez, Paredes, Erazo, Guagua, Ayovi, A. Valencia, Montero, Noboa, Gruezo, Valencia, Caicedo.