Zvicra regjistron mbi 8 mijë e 600 raste të reja me COVID-19
Zvicra vazhdon të shënojë shifrta të larta të infeksioneve ditore me koronavirus.

Bota
Në Zvicër, qeveria ka raportuar 8,616 infeksione të reja me koronavirus, dhe 24 vdekje të tjera, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Rastet janë rritur ndjeshëm në vend që nga fillimi i tetorit.
Rastet e reja sollën totalin e konfirmuar në Zvicër – dhe principatën fqinje të Lihtenshtajnit – në 135,658 raste dhe 1,954 vdekje.
Qeveria po mblidhet sot për të shqyrtuar kufizimet e reja për të ngadalësuar përhapjen e virusit. /Lajmi.net/