Zvicra në xhungël
Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld është i zemëruar që skuadra e tij duhet të luajë një ndeshje të Kampionatit botëror “në mes të xhunglës” dhe e ka përshkruar orarin e garës në Brazil si “gati të papërgjegjshme”. Zvicra ndeshet me Hondurasin në ndeshjen e saj të fundit në Grupin E në Manaus, që gjendet në…
Sport
Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld është i zemëruar që skuadra e tij duhet të luajë një ndeshje të Kampionatit botëror “në mes të xhunglës” dhe e ka përshkruar orarin e garës në Brazil si “gati të papërgjegjshme”.
Zvicra ndeshet me Hondurasin në ndeshjen e saj të fundit në Grupin E në Manaus, që gjendet në qendër të malit të Amazonit, si dhe do të luajë kundër Francës dhe Salvadorit në një tjetër breg, kësaj radhe tropikal.
Hitzfeld fajësoi interesat komerciale për orarin e këtillë.
“Në Salvador është shumë nxehtë, Manaus është shumë më keq sepse ju luani në klimë të vështirë, tropikale dhe temperaturë mes 30 dhe 40 gradë celsius”, deklaroi ai për radiostacionin gjerman SWR.
“Mendoj se është gati e papërgjegjshme të luajmë futboll në një vend të tillë, në mes të një xhungle, në mes të regjionit të Amazonit. Mendoj se ana komerciale ka marrë prioritet dhe nuk pajtohem me FIFA’n. Brazili është shtet i madh dhe ju duhet të udhëtoni për pesë orë nga Salvador në Manaus, dhe kjo paraqet një pengesë të madhe për ne”.