Zvicra mposht Serbinë, ja çfarë kanë bërë tifozët e Kroacisë
“B92” ankohet se edhe tifozët e Kroacisë festuan fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.
Sport
Zvicra shënoi fitore të madhe ndaj Serbisë me rezultat 2:1 në duelin e tyre në Kampionatin botëror 2018.
Skuadra helvetike triumfoi me golat nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Mediave në Serbi u ka penguar gjithçka nga festa e dyshes së futbollistëve shqiptarë, gjykimi nga gjyqtari Felix Brych, e deri tek festa e tifozëve kundërshtarë, përcjell “lajmi.net”.
“B92” ankohet se edhe tifozët e Kroacisë festuan fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.
Kurse, ajo shton se serbëve u erdhi mirë për fitoren e Kroacisë ndaj Argjentinës. /Lajmi.net/