Zvicra me pesë shqiptarë
Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi janë ftuar në ekipin e Zvicrës për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Lituanisë, dhe miqësoren me Poloninë.
Sport
Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e ardhshme kualifikuese për Euro 2016 kundër Lituanisë, dhe miqësoren me Poloninë.
Në të kanë zënë vend pesë futbollistë shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Pajtim Kasami dhe Admir Mehmedi por mungon i lënduari Granit Xhaka.
Zvicra pret Lituaninë në St Gallen më 15 nëntor ndërsa tri ditë më vonë do të luajë kundër Polonisë në Wroclaw.
Ekipi:
Portierët: Yann Sommer (Borussia Moenchengladbach), Roman Buerki (Freiburg), Marwin Hitz (Augsburg), Yvon Mvogo (Young Boys)
Mbrojtësit: Stephan Lichtsteiner (Juventus), Steve von Bergen (Young Boys), Fabian Schaer (Basel), Philippe Senderos (Aston Villa), Johan Djourou (Hamburger SV), Francois Moubandje (Toulouse), Fabian Lustenberger (Hertha Berlin), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Silvan Widmer (Udinese)
Mesfushorët: Valon Behrami (Hamburger SV), Blerim Xhemaili (Galatasaray), Gokhan Inler (Napoli), Gelson Fernandes (Rennes), Fabian Frei (Basel), Pajtim Kasami (Olympiakos), Valentin Stocker (Hertha Berlin), Xherdan Shaqiri (Bayern Munich)
Sulmuesit: Josip Drmic (Bayer Leverkusen), Haris Seferovic (Eintracht Frankfurt), Admir Mehmedi (Freiburg), Marco Schoenbaechler (Zurich)