Zvicra ka nevojë urgjente për makinistë trenash

Hekurudhat zvicerane (SBB) janë duke humbur drejtuesit e trenave dhe për këtë janë duke kërkuar profesionistë të tillë jashtë vendit, shkruan gazeta “Neue Züricher Zeitung” (NZZ).

Bota

20/04/2015 23:56

Sipas hekurudhës zvicerane, SBB, “Tregu i vozitësve të trenave në Zvicër është zbrazur”, ndërsa personeli ka filluar rekrutimet nga jashtë, sidomos nga Gjermania.

Mungesa e makinistëve të trenave është e dukshme për një kohë të gjatë, madje në nëntor të vitit të kaluar publiku mësoi se SBB, në qendra të caktuara, ka humbur deri në 50 makinistë trenash në ditë.

Për të përmirësuar këtë mungesë afatshkurtër, SBB dëshiron të rikthejë makinistët e moshuar që janë pensionuar.

Në periudhën afatgjate, SBB ka për qëllim të inkurajojë njerëzit që të trajnohen për makinistë trenash.