Zvicra autorizon përdorimin e Remdesivirit pa prova klinike

Antivirali Remdesivir, ilaçi i parë që duket se është relativisht efikas në trajtimin e COVID-19, do të autorizohet në Zvicër për të trajtuar pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje pa prova terapeutike, bëri me dije sot instituti zviceran “Swissmedic”.

Bota

02/07/2020 20:48

“Swissmedic, Instituti zviceran për Produktet Terapeutike, ka vendosur të autorizojë përkohësisht vendosjen në treg të Remdesivirit”, njoftoi instituti në një deklaratë.

“Instituti e mori këtë vendim pas analizës së raportit përfitim/rrezik, teksa përgatitjet e shpërndara nën emrin tregtar “Veklury” mund të përdoren pa autorizim në spitalet zvicerane për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID-19. Jemi në pritje të vendimit përfundimtar nëse Remdesivir do të tregtohet apo jo”, thuhej tutje në deklaratë.

Përdorimi urgjent i këtij ilaçe në spitale është autorizuar nga SHBA dhe Japonia.

Evropa pritet ta legjitimojë përdorimin e tij së shpejti. /Lajmi.net/