Zvicra arreston 5 shqiptarë, trafikantë droge

Policia e kantonit të Lucernit pas hetimeve intensive ka arrestuar pesë shqiptar të dyshuar për trafikim të heroinës. 

Lajme

03/06/2014 16:35

Prokurori i kantonit të Lucernit ka bërë të ditur për mediat zvicerane se nga pesë të dyshuarit,  janë katër burra dhe një grua. Trafikantët e arrestuar janë, tre nga Shqipëria, një nga Kosova dhe një nga Maqedonia. 

Hetimi i policisë i nisur në nëntor të vitit 2013 kishte zgjatur deri tash. Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar edhe 19 mijë franga, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga droga e shitur. Përveç parave është arritur të kapet edhe një sasi droge prej 2 kilogramësh e llojit heroinë.