Zvicër – Shqipëri, kush e fitoi sondazhin në “Blick”?
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë mbi 18 mijë votues, që natyrisht se kanë zgjedhur fanellën e Zvicrës si më të mirën me 3755 vota, derisa në vendin e dytë ndodhet Shqipëria me rreth një mijë vota më pak.

Sport
E përditshmja zvicerane “Blick” ka bërë një sondazh për fanellat e kombëtareve që po marrin pjesë, se kush i ka më të bukurat, përcjell albinfo.ch.
Në këtë sondazh kanë marrë pjesë mbi 18 mijë votues, që natyrisht se kanë zgjedhur fanellën e Zvicrës si më të mirën me 3755 vota, derisa në vendin e dytë ndodhet Shqipëria me rreth një mijë vota më pak.
Së treti sipas këtij sondazhi është Italia, derisa Rumania është në vendin e fundit me 112 vota. Zviceranët ditë më parë ishin të alarmuar për numrin e fanellave kuqezi që po shiten në këtë shtet, madje më shumë se të tyre.
Shqipëria për herë të parë po merr pjesë në një Kampionat Evropian, derisa ndeshjen e parë do ta ketë ndaj Zvicër më 11 qershor në Lens.