Zveçan, konkurrentët tenderues ia djegin makinerinë ndërtimore

Një pjesë e makinerisë ndërtimore, duke përfshirë eskavator, rul për ndërtimin e asfaltit etj., pronë e NDA ‘Milkoviq’ nga Beogradi, është djegur mbrëmë pas mesnate në fshatin Rudarë të Zveçanit. 

Lajme

31/08/2014 12:55

Sipas burimeve të KosovaPressit, kjo makineri, pronar i së cilës është Zoran Milkoviq, është djegur me qëllim, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për konkurrencë të tenderëve në këtë pjesë të Kosovës.

“Kompania NDA ‘Milkoviq’, e një pronari me ndikim në Serbi, i cili radhitet edhe ndër krerët e Partisë Socialiste SPS, ka kohë që rregullisht fiton tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në veri të Kosovës, andaj ky incident lehtë ndërlidhet me konkurrentët tjerë në këto tenderë”, kanë thënë burimet.

KosovaPress ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e Policisë së Kosovës në veri në lidhje me rastin, por pa sukses.