Zv/ministri Sallahu e quajti “organizatë kriminale” Prokurorinë Speciale, Çitaku: Gjuhë fyese, kërcënuese dhe poshtëruese
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Prokurorinë Speciale si “organizatë kriminale”. Ndaj kësaj deklarate të Sallahut, ka reaguar edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook. Çitaku ka thënë se kjo gjuhë e tij është fyese, kërcënuese dhe poshtëruese, shkruan lajmi.net. “Me përdorë…
Lajme
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu përmes një postimi në Facebook e ka quajtur Prokurorinë Speciale si “organizatë kriminale”.
Ndaj kësaj deklarate të Sallahut, ka reaguar edhe sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook.
Çitaku ka thënë se kjo gjuhë e tij është fyese, kërcënuese dhe poshtëruese, shkruan lajmi.net.
“Me përdorë një gjuhë të tillë fëmijët në shtëpi, prindërit ua tërhjekun vërejtjen, e në shkollë e merr 1sh në sjellje. Ja kush po i udhëheqë institucionet e Kosovës sot. Kjo mendësi merr fund me 9 Shkurt”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: