Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Zv/ministri nga VV: Lutfi Haziri po e ndihmon ndarjen e Kosovës

18:01 | 23 Maj 2020

Zëvendësministri i VV-së në ministrinë e Infrastrukturës, Avni Zogiani ka akuzuar nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, për deklaratat e këtij të fundit lidhur me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Zogiani ka thënë se Haziri po e ndihmon ndarjen e Kosovës, siç thotë ai, sipas dëshirës së presidentit Thaçi, shkruan lajmi.,net.

Sipas Zogianit, Haziri dhe Thaçi po e tregojnë gatishmërinë e liderë për të dhënë territory.

Postimi i plotë:

Kur Lutfi Haziri thote, neser i jap 14 fshatra te veriut per Presheve e Bujanovc, ai e di mire se thjesht po ndihmon ndarjen e Kosoves sipas deshires se Thaçit… sepse ai e di mire se faktoret nderkombetar nuk e marrin fare para syshe pjesen e dyte te kesaj fjalie, sepse veç territorin tend mund ta falesh. Pra Thaçi e Haziri thjesht tregojne gatishmerine e lidereve kosovar per te dhene territor…! Keshtu eshte luajtur gjitmone loja, lideret Kosovar kane dhene territor e sovranitet te Kosoves, duke bere premtime per gjera qe nuk jane ne doren e tyre… llafet e premtimet mbi gjerat per te cilat nuk vendosin Haziri e Thaçi & Co. gjithmone kane qene ambalazhi me te cilin ata i kane mbeshtjellur dhuratat per Serbine e per fqinjet tjere (Malin e Zi, p.sh)… neser ne tryezen e negociatave, Haziri e Thaçi, nuk do te pyeten nese e duan Presheven e Bujanovcin, por nese e dhene veriun!. /Lajmi.net/