Zv/ministri i PDK-së, Haradinajt: Mirë që paskan këndu Selimi e Mustafa, s’kanë qajt si ti

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik nga rradhët e PDK-së, Gani Koci i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj për deklaratën e mbrëmshme për Rrustëm Mustafën e Rexhep Selimin.

Lajme

20/08/2019 10:46

Haradinaj kishte thënë se përderisa ai është mbrojtur në heshtje, Mustafa e Rexhepi kanë kënduar në Hagë, shkruan lajmi.net.

E, Koci përmes një postimi në Facebook ka thënë se Selimi e Mustafa, kanë kënduar, mirëpo mirë që s’kanë qajtur si Haradinajt.

“Mirë që paskan kënduar, e nuk kanë qajtë si ti……!
Pate deklaruar se po shkon me mbrojtë Kosovën dhe ke heshtë…!”, ka shkruajtur ai në Facebook. /Lajmi.net/