Zv. ministri i Ministrisë së Infrastrukturës nënshkroi kontratë në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit

Pasi qëndroi disa muaj mbi tavolinën e ish-ministrit, Lumir Abdixhiku dhe të ministrit, Arban Abrashi, kontrata “Rikonstruimi i rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren-Prevallë” është nënshkruar nga zëvendësministri i Infrastrukturës, Muhamet Gashi. Akti i nënshkrimit ka ndodhur pasi shefi i tij, Arban Abrashi ndodhej në SHBA si pjesë e delegacionit të Kosovës. Por, Ligji i Prokurimit Publik –LPP nuk lejon që kontrata të nënshkruhet nga një zv.ministër.