Zv/kryeministrja kërkon falje pse kufiri me Serbinë ishte i hapur e i Shqipërisë jo

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj që vjen nga Nisma Socialdemokrate në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se qeveria duhet t’u kërkojë falje shtetasve të Shqipërsië për mos hapje të kufirit.

Lajme

07/06/2020 12:34

Balaj ka thënë se kufiri me Serbinë nga qeveria Kurti ka qenë I hapur kurse me Shqipërinë jo.

“Së pari duhet t’u kërkojmë falje qyetarëve të Shqipërisë, pasi kufiri me Kosovën ka qenë I mbyllur nga qeveria e kaluar, ndërkaq me Serbinë kufiri ka qenë i hapur”, ka thënë ajo.

Ministri i Punës, Skënder Reçica ka thënë në këtë mbledhje se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet.

“Mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë Reçica.