Zuckerberg do të ndërtojë qytetin e Facebook-ut për 10 mijë banorë! (Foto)

Pronari i Facebook-ut, Mark Zuckerberg po planifikon që të ndërtoj një qytet, afër selisë qendrore të kompanisë në San Francisco.

Fun

23/02/2015 13:27

Hapësira prej 80 hektarësh do të shndërrohet në qytetin e kompanisë Facebook, ku do të ketë gjithçka, që prej supermarketeve, hoteleve dhe shtëpi për 10 mijë punëtorë të Facebook-ut dhe familjarëve të tyre, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Ky qytet i emëruar “Zee-town”, do të ketë të gjithë infrastrukturën që kanë dhe qytetet tjera. Po ashtu, aty do të ketë edhe vila luksoze për akomodimin e drejtuesve më të lartë të kompanisë por dhe konvikte për punëtorët.

25F2BA2800000578-2963782-image-a-17_1424608668661

Për ndërtimin e këtij projekti është angazhuar arkitekti 85 vjeçar, Frank Gehry, i cili ka bërë projektin e Muzeut Guggenheim në Bilbao të Spanjës. Arkitekti do të bëjë projeksionin e këtij qyteti, i cili do të ketë ndërtesa të përziera me natyrën. E i gjithë projekti mendohet se do të kushtoj 200 miliardë dollarë.

Shumica e zyrave do të kenë lisa të mbledhur në çatitë e ndërtesave, sepse Facebook shpreson se e gjithë pamja nga lartë të duket si një kodër me bar.

Ky nuk është projekti i parë i tillë i Zucerbergut. Ai në vitin 2011 ka ndërtuar një park pranë selisë qendrore të kompanisë së tij.

25F2BBD100000578-2963782-image-a-15_1424608663953

Ndërkaq, shtëpia luksoze e Zuckerbergut, është hiç më larg se 20 minuta me makinë nga “Zee-town”. Mendohet se pas ndërtimit të këtij qyteti, miliardere Zuckerberg do të zhvendoset që të jetoj në qytetin e tij. (lajmi.net)