Zubin Potoku ndan 150 mijë euro për pastrimin e Liqenit të Ujmanit

Komuna e Zubin Potokut ka hartuar një projekt të pastrimit të Liqenit të Ujmanit apo ndryshe që njihet edhe si Gazivodës.

Bota

17/09/2019 23:53

Në një njoftim për kontratë kanë bërë të ditur se do të pastrohen brigjet e Liqenit, si dhe do të bëhen riparime të rrugëve hyrëse në liqen.

Gjithashtu, në përfundim të projektit, do të instalohen kontejnerë.

Pastrimi i këtij liqeni sipas projektit është paraparë të kushtoj 150 mijë euro.

Afati kohor për dorëzimin e tenderëve është shkurtuar për shkak të pastrimit urgjent të liqenit dhe motit të keq në ditët e ardhshme.

Projekti është publikuar në gjuhën serbe.