“Zoti s’fal askënd që gjykon krijesën e vet”, Einxhel revoltohet ndaj kritikuesve në rrjete sociale

Einxhel Shkira, ndan shpesh detaje rreth shtatzënisë së saj me ndjekësit në ‘Instagram’. Moderatorja shpesh përballet edhe me komente negative, të cilave nuk heziton t’iu përgjigjet, shkruan lajmi.net. Por së fundi ajo ka shpërthyer ndaj disa persona të cilët vazhdojnë ende ta kritikojnë dhe ta gjykojnë rreth shtatzënisë së saj. Einxhel ka bërë një deklaratë të…

ShowBiz

05/12/2022 19:01

Einxhel Shkira, ndan shpesh detaje rreth shtatzënisë së saj me ndjekësit në ‘Instagram’.

Moderatorja shpesh përballet edhe me komente negative, të cilave nuk heziton t’iu përgjigjet, shkruan lajmi.net.

Por së fundi ajo ka shpërthyer ndaj disa persona të cilët vazhdojnë ende ta kritikojnë dhe ta gjykojnë rreth shtatzënisë së saj.

Einxhel ka bërë një deklaratë të gjatë në profilin e saj ku shkruan se nuk dëshiron që fëmija i saj të ndjejë energjinë negative që i dhurojnë dhe shprehet se një ditë ajo do të flasë për të gjitha ato gra të cilat kanë vuajtur gjatë shtatzënisë së tyre.

“Hej, ti që nuk kontrrollon dot ligësin brenda vetes e hedh vrerin e palumturisë tënde kundrejt dikujt që mbart një jetë të re brenda saj… Nëse s’të dhimbset shqetësimi që i sjellë asaj sonte dhe nëse s’ke frikë nga zemërimi i një nëne prej fjalëve që dëgjon nga goja atyre me zemër të zezë… Të paktën ki pakëz frikë nga Zoti sepse ai s’fal askënd që ia gjykon krijesën e vet! Ki frikë nga mirësitë dhe bekimet që po i heq vetes dhe të keqes që po rrethon vetveten!!! Mëshiro veten tënde edhe nëse ske mëshirë për ata që lëndon helmi gojës tënde!! Unë jam në udhën time…e atë që Zoti më ka shkruar e shtruar me ar të bardhë s’do mundet kurrë ta baltosë asnjë qenie mbi tokë… Veç vetes nëse zgjedh të sillem njejt si JU!! E.SH”, tha Einxhel në njërin postim.

“Do flasë një ditë edhe për JU të shkretët edhe për çdo vuajtje që ka një vajzë/grua shqiptare gjatë shtatzënisë në këtë vend, ku as të jesh shtatzan s’paska qen e lehtë… Por jo sot, jo tani, jo me fëmijën tim në bark se s’do lejoj kurrë që ai të ndjejë energjinë tuaj të zezë! Por një ditë kur trupi im të më përkas sërish mua dhe të më jetë rikthyer forca ime fizike do dëgjoni se ç’kam për të thënë!! E deri në atëherë…”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/