“Zoti qoftë me djalin tim”, fjalët prekëse të babait të Rayanit të vogël gjatë varrimit

Qindra njerëz u mblodhën në provincën veriore Chefchaouen të Marokut të hënën për të marrë pjesë në varrimin e pesëvjeçarit Rayan Aourram, i cili vdiq pasi u bllokua në një pus për katër ditë.

Bota

08/02/2022 08:42

Rayan u konfirmua i vdekur të shtunën vonë nga autoritetet.

Djali pesëvjeçar ishte bllokuar që nga e marta përpara se të nxirrej nga ekipet e shpëtimit nga pusi të shtunën, por nuk i mbijetoi sprovës së tij, shkruan CNN.

Prindërit e Rayan shkuan në varreza me një ambulancë, të dy të shqetësuar dhe të përlotur. “Zoti qoftë me djalin tim”, tha babai i tij Khaled Aourram Chouf.

Përpjekjet e shpëtimit të Rayan pushtuan botën me hashtag #SaveRayan. Fëmija ishte ngecur në një pus që arrinte më shumë se 30 metra nën tokë në provincën Chefchaouen.

Rayan ra në pus të martën pasdite dhe u zbulua pasi u dëgjua duke qarë, tha nëna e tij në një intervistë me televizionin shtetëror Al-Aoula dy ditë më vonë.

Ajo tha se ai po luante aty pranë para se të zhdukej dhe se ajo menjëherë thirri autoritetet pasi zbuloi se çfarë kishte ndodhur.

Videon mund ta shihni këtu.