Zorc: Dortmund është akoma në bisedime me Real Madrid për Hakimi

Achraf Hakimi është lojtari që ka tërhequr vëmendjen më të madhe gjatë ditës së sotme.

Sport

26/06/2020 22:13

Ylli i Real Madrid, i cili luan si i huazuar te Dortmund, lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Inter.

Sipas raportimeve, marrëveshja pritet të finalizohet brenda pak orëve dhe Inter do të paguajnë 45 milionë euro për kartonin e tij.

Por, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, ka thënë së fundmi se skuadra e tij është akoma në bisedime me Real Madrid, sa i përket lojtarit.

“Ne e dimë se çfarë mundemi dhe çfarë nuk mundemi të bëjmë në rastin e Hakimi”, ka thënë Zorc për ‘Sport1’, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi në kontakte të ngushta me Real Madrid. Ai është akoma lojtari ynë edhe për disa ditë”, ka shtuar drejtori sportiv i BVB.

Dortmund po përgatitet për largimin e Hakimi, pasi tashmë kanë marrëveshjen me Thomas Meunier të PSG. /Lajmi.net/