Zoran Zaev vaksinohet sot me Sinovac

Ditën e sotme do të vaksinohet me vaksinën e prodhuar në Kinë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Lajme

06/05/2021 09:39

Në njoftimin e kryeministrisë bëhet e ditur se Zaev do të vaksinohet rreth orës 12.00 në sallën sportive ‘Boris Trajkovski”.

Duke marrë parasysh se vaksinimi po bëhet me vaksinën kineze, pritet që sot kryeministri maqedonas të japë shembull sigurie dhe besimi për qytetarët.

Më herët edhe ministri Venko Filipçe tha se do të vaksinohet me vaksinën kineze ndërsa sipas tij, të gjitha vaksinat janë të sigurta.