Zonjës së parë të SHBA-ve i djeget statuja në Slloveni

Një skulpturë nga druri e ndërtuar në nderim të zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, afër shtëpisë së saj në Sevnica të Sllovenisë, është larguar pasi u vu në zjarr përgjatë javës së Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Bota

09/07/2020 09:59

Lajmin e bëri me dije artisti i cili e skulpturoi veprën artistike, Brad Downey. Artisti, me prejardhje amerikane por që vepron në Berlin të Gjermanisë, ka thënë se skulptura me madhësi natyrore u largua sapo policët e informuan atë më 5 korrik, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.

“Dua ta dijë përse ndodhi kjo”, tha Downey në një prononcim për medie ndërkombëtare.

Zyrja e Melania Trump nuk ishte e qasshme për prononcim kur u kontaktua nga mediumi britanik për koment.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar dënime të rënda për ata që vandalizojnë monumentet historike të vendit.

“Hetimi në këtë rast nuk ka përfunduar ende, kështu që nuk mund të zbulojmë detaje për shkak të interesit të procedurave të mëtejshme”, bëri me dije zëdhënësja e policisë, Alenka Drenik për The Guardian. /Lajmi.net/