‘Zonja me mjekër’ udhëheq Evrovizionin

Conchita Wurst, fituesja e vitit të kaluar do të rikthehet në Evrovizion. Por jo si konkurrente, ajo kësaj radhe do të jetë nikoqire e këtij festivali...

ShowBiz

20/12/2014 11:23

Fituesja e edicionit të kaluar të festivalit evropian, Conchita wurst, do të rikthehet në skenën këtij spektakli. Conchita do të jetë udhëheqëse , “Green Room”, ku qëndrojnë këngëtarët prapa skenës.

Ndërkaq pjesëmarrjen e tyre si udhëheqëse e kanë konfirmuar edhe yjet austriake si, Mirjam Weichselbraun, Alice Tumler dhe Arabella Kiesbauer. Evrovizioni do të mbahet në Vien më 23 maj.