Zonja e hekurt e Evropës mbush 65 vjet

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot ka një ditë të veçantë në jetën e saj.

Bota

17/07/2019 15:28

Ajo feston ditëlindjen e 65-të.

Zonja e hekurt e Evropës është në krye të Qeverisë së Gjermanisë tash në mandatin e katërt.

Merkel ka arritur që gjatë mandateve të saja paraprake të bëhet një nga lideret më të respektueshme në kontinentin e vjetër.

Në qeverisjen e saj Gjermania ka dhënë ndihmë për Kosovën në sfera të ndryshme: Politikë, sport, ekonomi, kulturë.

Tani kemi involvimin më të madh të Gjermanisë edhe në negociatat Kosovë-Serbi së bashku me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Por, së fundmi ajo ka pasur shqetësime shëndetësore.

Në ceremonitë shtetërore dhe takimet e ndërsjella me kryeministrat dhe krerët e shteteve, asaj i janë shfaqur disa të dridhura në trup, duke shqetësuar opinionin publik për shëndetin e saj.