Zogiani ia kujton Dedës kohën kur mbronte policët e sulmonte VV-në

Ish kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ia ka rikujtuar deputetit të VV-së Ilir Deda, deklaratat e tij për protestat e Vetëvendosjes.

Lajme

29/01/2015 21:31

Zogiani në prapavështrim e ka parë Dedën në kohën kur ai mbronte policët dhe sulmonte Vetëvendosjen.

“Më 10 shkurt, Vetëvendosje mbajti protestë kundër planit, ekipit negociator të Kosovës, UNMIK-ut dhe Zyrës së paraparë Civile Ndërkombëtare, me synim qëllimisht të dhunshëm. Mijëra protestues sulmuan policinë dhe u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e qeverisë. Ilir Deda, mos na e tesh për dhunën policore! Rri qatu!”, është statusi i plotë i tij në Facebook.

Me këtë status Zogiani i kujton Dedës raportin që kishte shkruar ky i fundit sa ishte në krye të organizatës KIPRED për protestat e VV-së.