Zogaj: Sikur opozita t’i kishte 5 mijë protestues, nesër do të dilte në protesta (Video)

Petrit Zogaj, nga Lëvizja Fol, në emisionin “Rrokum Roll” të Televizionit Rrokum, duke folur për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Kosovës, tha se ishin jasht çdo komunikimi politik dhe se shoqëria civile nuk ka reaguar me ndonjë deklaratë, sepse sipas tij, as shoqëria civile e as populli nuk ka ndonjë mendim specifik për këtë ngjarje.

Lajme

26/10/2015 21:50

“Gazi lotsjellës në Kuvend është bërë gjë normale. Është bërë si oksigjen”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, nëse nuk ka vendim nga Kryesia e Kuvendit për t’i suspenduar disa deputetë, atëherë seanca që u mbajt në hollin tjetër të Kuvendit, është mbajtur duke e shkelë procedurën.

Lidhur me koalicionin aktual ai thotë se nuk është opsioni më i mirë.

“Krejt çështjet parimore të cilat i numëronte Isa Mustafa, pse s’duhet të bëjë kolalicion me PDK-në u zhbënë brenda dy orësh. Por, as Hashim Thaçi s’mendon që LDK ëshytë opsioni më i mirë për koalicion”, tha Zogaj për Qeverinë.

Lidhur me deklaratën e zëvëndëskr yeministrit Thaçi, se duhet të bëhet testi i alkoolit te disa deputetë, dhe për deklaratën e deputetit Fisnik Ismailit se disa të tjerëve duhet t’iu bëhet testi i kokainës, Zogaj tha se është mirë të bëhen këto teste, sepse populli ateherë do ta kuptojë se kujt po ia jep votat.

Për protestat e përmendura nga fronti opozitar, Zogaj tha se s’beson që i bëhen as pesë mijë protestues.

“Nëse vetem pesë mijë protestues t’i kishte opozita, nesër kishte me u ba protesta”, ka thënë Zogaj.

YouTube player