Zogaj: Kurti mbrëmë tha se me Hajron kryetar do të niste shpejt Unaza e Jashtme, ironia është se vetë ai e ka bllokuar këtë projekt

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj përmendi një fjali që tha ta ketë thënë kryetari i LVV-së, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë gjatë hapjes së fushatës elektorale për balotazhin e 9 nëntorit në Prishtinë. Zogaj tha se Kurti tha se me Hajrulla Çekun kryetar të Prishtinës, do të fillonte shpejt puna për Unazën e Jashtme…

Lajme

02/11/2025 16:02

Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj përmendi një fjali që tha ta ketë thënë kryetari i LVV-së, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë gjatë hapjes së fushatës elektorale për balotazhin e 9 nëntorit në Prishtinë.

Zogaj tha se Kurti tha se me Hajrulla Çekun kryetar të Prishtinës, do të fillonte shpejt puna për Unazën e Jashtme të kryeqytetit, një premtim ky i kryetarit aktual, Përparim Rama, për të cilin nuk kishte marrë miratimin e qeverisë.

“Besoni ose jo, këtë fjali e ka thënë mbrëmë Albin Kurti: “Me Hajron kryetar, në kohë rekorde do të japim mbështetjen për Unazën e Jashtme të qytetit, dhe puna do të fillojë brenda pak muajsh, sepse nuk e durojmë dot më bllokimin.” Ironia më e madhe është se pikërisht ata që e kanë bllokuar këtë projekt për katër vite me radhë, sot flasin për “bllokim”! Për çfarë bllokimi po flasim, z. Kurti? Për atë bllokim që e keni instaluar vetë, që nga dita e parë?”, shkroi Zogaj në një postim në Facebook.