Zmbrapset Vuçiqi, nuk siguron se në prill do ta prezantojë zgjidhjen për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk po mund ta mbajë një premtim që e ka dhënë tash e sa kohë. Ai tash nuk po siguron se deri në muajin prill do ta prezantojë ndonjë zgjidhje për Kosovën.

Lajme

16/04/2018 18:53

Kjo pasi sipas tij, diskutimet janë shumë të vështira.

Vuçiq në një konferencë me kryeministrin e krahinës gjermane të Baden Virtenbergut Winfried Kretschmannt, tha se zgjidhjen do ta bëjë për ta forcuar Serbinë.

“Ende nuk ka një propozim për zgjidhjen me Kosovën. Nuk e di se kur mund të ketë”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka parlajmëruar edhe mbajtjen e një referendum.

“Nëse me të vërtetë dëshironi zgjidhje, atëherë së pari duhet të ketë referendum në vendin tuaj. Zgjidhja duhet të kënaq popullin serbë”, tha ai.

Vuçiq shpesh kishte premtuar se në muajin prill vetëm do ta ketë një propozim për Kosovën. Për këtë duket se tashmë i ka rënë pishman. /Lajmi.net/